Abuzimi me të miturën, psikologia: Banorët e dinin, indiferenca e tyre është e pafalshme
Rasti i sotëm i përdhunimit të të miturës në Pogradec ka tronditur opinionin publik. Ajo është një ndër rastet e shumta në Shqipëri të abuzimit seksual me fëmijë.
Abuzimin në Pogradec ebën më të rëndë fakti se banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja, Vërdovë, ishin nëdijeni të saj.
Për këtë psikologiaEntela Binjaku e ka cilësuar të pafalshme indiferencën e qytetarëve që i lënë mënjëanëraste të tilla pa i raportuar tek autoritetet.
Binjaku: Është e pafalshme për indiferencëntonë shoqërore që lë mënjëanë dhe i lë të zbuluar kategoritë shoqërore siçishte kjo vogëlushe. Ishin brenda një vendi të vogël dhe çdo gjë domosdoshmërishtmerret vesh.
Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se kjo ngjarje ka vetëm një anë pozitive dhe ajo është publikimi i saj në media.
Binjaku thotë se kjoduhet të shërbejë si indicie që autoritetet të zbulojnë dhe raste të tjera e tuvijnë në ndihmë viktimave.
Binjaku: Ngjarja është e vërtetë e rëndë.E vetmja anë pozitive e saj është që kjo ngjarje u bë publike dhe mediatike. Dotë shërbejë si indicie për zbulimin e rasteve të tjera të dhunës. Kjo histori efundit tregoi që më të dobëtit janë përherë më të ekspozuarit. Shoqëria jonë kahalle nga më të panumërta për çështje që lidhen pas varfërisë, papunësisë përfshirëdhe fatkeqësitë natyrore që nuk na kursyen. Jo vetëm të miturit janë shënjestëre keqbërësve por edhe persona të moshave të tjera ka qenë në qendër të sulmevekriminale. Na vë përballë një indiference të shoqërisë.
Një rol të rëndësishëmpër parandalimin e këtyre rasteve e luajnë dhe instancat shtetërore. Psikologiashprehet se ka punonjës të pushtetit vendor por për arsye të ndryshme kanë njëstepje për t'i ofruar ndihmë atyre.
Binjaku: Mendoj që çdo herë që ndodh njëhistori që në qendër ka dhunë fizike, emocionale, seksuale ne marrim një mësimqë të kuptojmë se ne nuk veprojmë ashtu siç duhet ndaj atyre hallkave që kanë përgjegjësitë ndjekin kategori të ndryshme shoqërore. Shumë institucione të vendit tonëkryesisht të pushtetit vendor e kanë në hallkën e tyre një punonjës që ka në përgjegjësigratë ose të miturit dhe ne shohim që këto hallka janë thuajse tërësisht nëhije ose kanë stepje për të ofruar shërbimin e tyre për shkak se nevojiten 1000hallka të tjera. Së dyti ne kuptojmë që ky shtet i ka të shkëputura instancatnga jeta e qytetarëve. Shumë shërbime që qytetarët në zona të ndryshme tëvendit i marrin shumë të pakta ose mësohet për ta vetëm kur ndodh diçka emadhe.
Intervista në studio me gazetaren SiklajdaShorja, përgatiti online Endi Mullaj