PD akuza për “Illyrian Guard”: Policia politike e Lleshit mori 4 mln dollarë nga buxheti, 500 të punësuar

Partia Demokratike eka cilësuar skandaloze atë që po ndodh me kompaninë Ilyrian Guard, e cila sipasopozitës, për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e Thesarit, kapërfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë dollarë.

Departamenti i Antikorrupsionitnë PD, thekson në një deklaratë se aktualisht kjo kompani ka 500 punonjës përshërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës të administratës së saj, numër i ciliështë projektuar të rritet.

Sipas PD, qëllimikryesor i kësaj skeme qëndron larg atij të rritjes së cilësisë dhe uljes sëkostove, por është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhordhe jetik për kryeministrin  e PPP-ve, meqëllim krijimin e një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhetdhe do të përpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas PD, kjostrukturë e politizuar si e gjithë administrata, është shembulli më i mirë sesi ka funksionuar e funksionon kjo qeverisje.

Kjo polici private,ku vetëm bëhen tendera e merren para korrupsioni për tu futur në punë, sipasopozitës është një cënim dhe për sigurinë shtetërore.