Burgu "spital", Shehu: Është një vepër kriminale, përgjegjësit do vihen përpara drejtësisë
Situata e rënduar mekoronavirusin paraqitet dhe në burgje ku ai i Shën Kollit në Lezhë është kthyernë spital për trajtimin e rasteve të lehta.
Ish-ministri i Shëndetësisë,Tritan Shehu e konsideron vepër kriminale kthimin e këtij ambienti në njëspital.
Në një intervistë për RTVOra ai thotë se përgjegjësit e kësaj do të vihen përballë drejtësisë.
Shehu: Është një pikë tjetër që unë ekam ngritur më parë. Po shkojmë drejt një vepre kriminale. Ata që guxojnë të bëjnëkëto gjëra do të përballen me ligjin, nëse këto janë të vërteta. Unë kërkovasqarime por nuk kanë dhënë ende një përgjigje. Burgu nuk kthehet në spital. Tëkthesh burgun në spital është njësoj si të mendosh që nata është ditë. Tëburgosurit kanë të drejta të plota si të gjithë qytetarët e tjerë për të marrëshërbimin e përshtatshëm shëndetësor. Pati dy vdekje në burg dhe nuk u dha asnjëshpjegim për ato dy vdekje. Është e paimagjinueshme që nuk ka sqarime. Tëthuash që një burg do kthehet në spital për mua është e paimagjinueshme.
Gjithashtu Shehu folidhe për fillimin e procesit mësimor ditën e hënë (14 shtator) dhe sfidat me tëcilat do të përballet shteti.
Ai thotë se nuk janëmarrë masat e duhura për të siguruar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
Shehu gjithashtu thase programi për rihapjen e shkollave dhe masat që do merreshin duhej tëbazoheshin në modelet e vendeve të tjera.
Shehu: Drejtohuni Italisë, shihni çfarëmasash kanë marrë ata. Modelet e vendeve të tjera. Unë dua të shtrojë vetëm njëpyetje. Kush do jua siguroj maskat për ditë nxënësve dhe arsimtarëve? Ështëmenduar se sa është fatura financiare, a janë porositur ato maska speciale. Unështrova dy çështje, testime dhe maskat. A janë gati ato të hënën. Nuk kanë asnjëpërgjigje. Si do jetë metodika e testimeve. Të gjitha këto, një shtet iprogramon e më pas fatura e tyre përballohet prapë nga shteti. Që këto unë themqë nisemi me aventurizma. Rreziku nuk është vetëm që mësimi të zhvendosetonline por situata epidemiologjike të agravojë. Kjo është një problem.
Intervista në studio me gazetaren BesmiraPelushaj, përgatiti Endi Mullaj