Karabina thumbon Veliajn për "Sami Frashërin": Një nxënës i mirë nuk e shemb shkollën e vet, babëzi e makutëri
Ish-ministrjae Arsimit, Mirela Karabina, ka kritikuar shembjen e gjimnazit "Sami Frashëri"të dëmtuar nga tërmeti, teksa kreut të Bashkisë Erion Veliajt iu referua si njëish-nxënës i keq i kësaj shkolle.
Karabina: Meqë fole për shkollën"Sami Frashëri" paske qenë ish-nxënës si kryebashkiaku që shembuishkollën. Por ai sigurisht është nxënës i keq, një nxënës i mirë nuk e shembshkollën e tij kurrë, aq më tepër kur ka mundësi.
Eftuar në Ora News, Karabina tha se shkolla "Sami Frashëri" ështësimboli i makutërisë dhe babëzisë të këtij pushteti që nuk ka kursyer asgjë,dhe pikërisht te shkollat dhe te ajo që është shtylla e një kombi, arsimi.
Karabina: Shkolla "Sami Frashëri"dhe disa të tjera janë shembur në periudhën e pandemisë.Kur shemben në periudhëne pandemisë pa një raport, program, pa një tabelë, si mund të shembësh shkollë.1700 nxënës të kësaj shkolle ku janë sot? Kryetari i bashkisë duhet të dalë dhe të thotë saktë në cilën shkollë poshkojnë këta fëmijë, sa do të jetë numri i nxënësve në klasa, a kanë ujëshkollat? Shkollat i kemi akoma me fuçi.Kemi dëgjuar këto kohë vetëm do të lajmëduart dhe do të vendosim maska. Shkollat janë realisht të mbipopulluara edhe paCovid, shkollat janë me dy tune. Duhet të dimë me sa turne do të zhvillohet mësimitani A ka mësues shtesë që janë futur në sistem?A do të ketë shtim page për ta?Nuk dimë sa turne do të jenë, sa do të jetë ora. Kjo është përgjergjësi eqeverisë dhe pushetit vendor.
Teksa viti i rishkollor nis të hënën, Karabina thotë se autoritetet nuk kanë marrë masat përkatësepër të garantuar shëndetin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Karabina: Nëkëto momente kemi të sëmurë aktivë me një për qindje më të lartë se të gjithëvendet e rajonit. Nga njëra anë kemi një pandemi larg mbylljes dhe nga ana tjetërfillimin e një vit shkollor. Personalisht mendoj se shkollat duhet të hapen.Duhettë menaxhojmë situatën si duhet të jetojmë me këtë virus. Por qeveria dhepushteti vendor ka treguar paaftësi.Kryeministri e ka larguar përgjegjësinë ngavetja, nëse ndodh ndonjë gjë fajin do ta kenë fëmijët.Ne nuk kemi në dorë as tërmetinas pandeminë por kemi në dorë politikat arsimore. Viti i kaluar është një vit irrallë, është bërë gjysma e vitit në shkollë, është mbyllur përgjysmë. Qeverianuk e ka fajin për pandeminë dhe tërmetin por e ka fajin për atë që ka bërë përkëtë sistem kaq të dobët.
Nëfund dhe një apel.
Karabina: Dua të bëj një apel për qeverinë dhe MAS që të lënë përnjëherë tjetër demagogjinë dhe të marrin masat për të garantuar sigurinë e nxënësve, prindërve dhe mësuesve.Nuk e di si do të kalojë ky vit i vështirë por uropj të kalojë sa më lehtë.
Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana