Zbulohen dy qendra prostitucioni afër shtëpisë së Ministrit Lleshaj, po kërkohen edhe klientët
Burimet bëjnë me dije se qendrat e masazhit të cilat ofronin shërbim ekstra, ndodhen në zonën e Pazarit të Ri, ne Tirane, pikërisht në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.
Po nga këtu mori emrin dhe operacioni "Extra Service"
Policia njoftoi sot se janë arrestuar dy vëllezërit, Mario, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë të cilët qendrat e masazhit I përdornin për shfrytëzim prostitucioni.
Në njoftimin e saj policiainformon se po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorëte tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve qëkanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. "
Si rekrutoheshin - Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dyshtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve socialeme pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuesepër klientët e këtyre qendrave.
"Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe ipunësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirëedhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbimeseksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.
Në përfundim klientët bënin pagesën përshërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këtopërfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhepunonjëseve që kryenin këto shërbime