Rudina Hajdari krah Bashës e Berishës në homazhet e Azemit, 22 vite nga vrasja
Partia Demokratike përkujtoi 22 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi homazhe pranë memorialit të Heroit të Demokracisë, duke e quajtur shembull të frymëzimit në luftën për demokracinë dhe lirinë.
Sipas liderit të opozitës, të rinjtë duhet ta marrim shembull Azem Hajdarin për të mos u larguar nga Shqipëria por për të luftar për të ardhmen europiane.

Për të nderuar kujtimin e Azem Hajdarit, kurora pranë memorialit të tij vendosi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë përvjetor, familaj Hajdari u shfaq sëbashku me Bashën dhe Berishën për të përkujtuar bashkëshortin dhe babain e tyre.

Madje më herët vajza e tij, deputetja Rudina Hajdarime anë të një statusi në rrjetet sociale ka shprehur edhe dhimbjen për mungesëne të atit prej 22 vitesh. Me anë të këtyre rreshtave Hajdari i premton të atitse do të vijonë në hapat e tij, drejt rrugës së drejtësisë.
Edhe për Presidentin Ilir Meta, Azem Hajdari frymëzon në çdo kohë, madje sipas Kreut të Shtetit “Shqipëria si gjithë Europa”, sot pas 30 vitesh është më aktuale se kurrë.