COVID-19 në Shqipëri, 164 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Tre viktima dhe 164raste të reja është bilanci këtë të shtunë përsa i përket koronavirusit nëShqipëri.

Rastet e reja kanërezultuar pas 872 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë situata vijontë jetë e njëjtë në spitale ku aktualisht janë 188 pacientë të shtruar.

21 persona janë nëterapi intensive ndërsa 7 janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 të shëruar.

Të infektuar - Janë kryer 872 testime për të dyshuar tëprekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusiSARS-COV2.

Të shëruar - Të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në6494 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitiveditore është si vijon - 56raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 rastenë Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës,Bulqizë.

Të shtruar - Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Viktimat - Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

https://youtu.be/uNSz195uVV8