"Dekriminalizimi i politikës emergjent"
Ndërsa partitë politike shqiptare po bëhen gati tëzgjedhin kandidatët e trye për deputetë, Drejtuesi i Fondacionit "KonradAdenauer" në Tiranë, Tobias Ruttershoff e cilëson emergjencëdekriminalizimin e politikës.
Në një intervistë të dhënë për "Deutche Ëelle"Rűttershoff u shpreh se sita e vetingut për listat e kandidatëve është vetëm njëndër masat e marra për dekriminalizimin në politikën shqipetare.
Ruttershoff:Mospërfshirja në këto lista e personaveme rekorde kriminale në të shkuarën ka rinxjerrë në dritë emergjencën edekriminalizimit të politikës në Shqipëri të kërkuar nga ambasadorja Yuri Kimku flitet qartë për përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike në garë. Mendojqë kemi nevojë të mbështetemi në një sërë masash, procedura e vetingut është vetëmnjë pjesë e një strategjie efektive për dekriminalizimin e politikës në vend. Këtopërfshijnë ligjin e ri zgjedhor, presionin e shtuar nga zbatimi i ligjit dhendjekja penale - duke përfshirë edhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion,(SPAK) të sapoformuar, Byronë Kombëtare të Hetimit - si dhe një veting tëkandidatëve politikë.
Ruttershoff ka folur edhe për plotësimin e formularëvetë vetëdeklarimit duke e cilësuar atë si një hap të parë drejt njëdekriminalizimi më efektiv të politikës.
Ruttershoff:Për shembull, Komisioni i Përzgjedhjes nëPD mund të kërkojë informacion nga policia ose Autoriteti për Informim mbiDokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Kjo mund të mos jetë e nevojshme në çdo rast, ndërkohë që ky informacionmund të merret nëse ka prova të thella se një kandidat ka qenë i përfshirë nëaktivitete kriminale.
Nësedikush jep informacion të rremë për veten e saj / e tij atëherë, ky person nëtë ardhmen nuk do të ketë justifikime. Prandaj, besoj që ndonëse është partiaqë bën vettingun, ky është një hap i parë drejt një dekriminalizimi më efektivtë politikës. Sigurisht që është më mirë sesa të mos bëhet asgjë.
Në mbyllje të intervistës drejtuesi i fondacionit ushpreh se kultura demokratike në Gjermani nuk do të pranonte njerëz me të shkuarkriminale serioze dhe partitë do të ishin pa mend nëse do të fusnin në listakandidatë të tillë, ndaj kjo kulturë duhet të futet edhe ne Shqipëri.