E mitura në Pogradec u përdhunua Ditën e Bajramit, vajza e abuzuesit zbuloi marrëdhënien dhe përfunduan në polici

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja shokuese e abuzimitseksual për më shumë se një muaj të 13 vjeçares nga fqinji i saj BlerimBizgjoni në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Mësohet e mitura ishte abuzuar seksualisht ditën e Bajramit,pas rreth një viti ngacmime ndaj saj.

Siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, gjithçka kishtendodhur në ballkonin e shtëpisë së Bizgjonit, ku pavarësisht kundërshtisë së 13vjeçares, ai e kishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht me të deri në orën 4 të mëngjesit.

E njëjta situatë kishte vijuar edhe një ditë më pas. Madje 46-vjeçarie kishte kërcënuar që të mos e denonconte se kishte miq në polici.

 “Kam një prej drejtuesve kryesor në policitimin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim” mësohet ti ketë thënë.

Sipas të njëjtave burime, ka qenë vajza e 46 vjeçarit ajo qëka zbuluar marrëdhëniën e shoqes së saj me babain dhe i ka thënë që të heqë dorëprej tij.

Kjo bisedë mes tyre është bërë shkas për denoncimin e Bizgjonitnë polici nga 13-vjeçarja.

Vajza e 46 vjeçarit: Hiq dorë ngamarrëdhënia me babain tim.

E abuzuara: Unë nuk mundem, mëndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici.

Vajza e 46-vjecarit-Unë nuk i them dot gjëbabait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

E  abuzuara: Nuk mundem.

Pas kësaj bisede, të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanëmarrë operativin e zonës për tu takuar.

Vajza e abuzuar ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e saj dhe një psikologe.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej përta trafikuar, ndërkohë që po hetohet edhe një tjetër rast.

Vetë 46-vjeçari, Blerim Bizgjoni, mësohet se nuk ka pranuarasgjë gjatë marrjes në pyetje nga policia.