Boçi publikon denoncimin: Aplikimi për universiteteve me probleme, Rama e Shahini nuk po mbajnë përgjegjësi
Partia Demokratike kadenoncuar procesin e zgjedhjes së shkollave nga maturantët.
Përmes një postimi nëFacebok, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mesazhet e jë qytetarii cili thotë se është bërë ndërhyrje në sistemin ualbania për shkollat.
Sipas asaj që shkruhet nëmesazh, janë ngritur një numër i madh maturantësh në lista duke bërë që pjesatjetër që ishin afër kuotave të mos kapnin dot shkollë.
Boçi thotë se shumë të rinjpo largohen nga vendi dhe se Rama ministrja Shahini nuk po mbajnë asnjë përgjegjësi.
Postimi i plotë në Facebook:
Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai izgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në njëheshtje tinzare.
Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë qërutina nga prapa kuintave vlon.
Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijëmaturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuarjashtë.
Shifra është tronditëse.
Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehëkënaqësinë e largimit të tyre.
As covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i kapenguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.
Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh meaplikimet.
Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe tërinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje.
Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike pomarrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.
Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, ështëshndërruar në normë.
Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsaministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë.
Asnjë transparencë për ta!
Asnjë sqarim për çka ndodh!
Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini!
Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar nëdëshpërim, shumë prej tyre.
Ja një pjesë e ankimimeve të tyre që askush nuk i jep përgjigje