Hapja e shkollave të hënën, Basha i kërkon qeverisë të testojë mësuesit për Covid

Ndërsa shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për nxënësittë hënën, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh shqetësimin për masat gjysmake të marrasipas tij nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.

Bashanënvizon se ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësorenë situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Përkëtë, ai i kërkon edhe njëherë qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv tëmësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Basha: Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafipedagogjik është tejet i rëndësishëm për tëparandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne ebën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimitnormal të shkollës.

Nëkushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumëngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne.

Ndaj,veç kujdesit për shëndetin,  Bashathekson se qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit përstafin mësimor.

Basha: Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojëshëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.Ështëkoha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve,mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve.

Në përfundimtë reagimit të tij në facëbook, Basha kujton edhe njëherë se rifillimi ishkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proceska nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.