22 mijë familje në fshat pa certifikata pronësie, Lame: Kanë 2 muaj afat për të aplikuar në bashki

22 mijë familje në fshat ende nuk kanë njëcertifikatë pronësie për tokën bujqësore.

Për këtë mbetet edhe rreth dy muaj afat që tëinteresuarit të aplikojnë pranë bashkive.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi sejavën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve përpajisjen me certifikatë “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” të tokësbujqësore.

Lame: Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020. Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon. Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.

Në deklaratën e tij, kreu i Kadastrës vë në dukjeproblemet që kanë qenë prej vitesh me çështjen e pronave

Lame: Ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë buqësore. Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat buqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë buqësore. Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qënë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë.

Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanëpërfituar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milionpasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara.

Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që eposedojnë në fakt tokën në fshat, pasi ka qenë pronë e tyre që para krijimit tëKooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë.