Sulmohet furra e kosovarit në Serbi: Nuk kam pasur konflikte me asnjë
Mbrëmjen e djeshme, furra ebukës në pronësi të një kosovari ka rënë pre e një sulmi në Bela Crvka nëSerbi.
Një person është afruar pranëbiznesit në pronësi të Lutfi Çollakut dhe i ka thyer xhamin.
Ai është regjistruar ngakamerat e sigurisë, ndërkohë që Ministria e Brendshme serbe ka njoftuar REL see ka arrestuar të dyshuarin.
Nuk dihen ende shkaqet e këtijveprimi ose nëse ka qenë akt racizmi.
Sipas portalit“Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar talargojë familjen e tij në një vend të sigurt.
Gjatë kohës së sulmit ai kaqenë brenda në biznes së bashku me punonjësit e tjerë.
Për mediat kosovare, Lutfi Çollaku është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë konflikte me asnjë.
Ndërkohë për portalin “Belocrkvanskenovosti” fqinjët e tij thanë se nuk kanë pasur probleme me Lutfiun dhe se kanëqenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij.
Ndonëse, në Serbi ka pasur më herët sulme të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.
