Tirana pa ujë, Vokshi: Veliaj bën sikur nuk dëgjon, miliona euro për propagandën e tij

Përmes një postimi në Facebook,Vokshi shprehet se pavarësisht ankesave të qytetarëve kryebashkiaku ErionVeliaj bën sikur nuk dëgjon.

Vokshi akuzon Ramën dhe Veliajnse gënjyen kur premtuan 24 orë ujë për kryeqytetin, ndërsa shtin sekryebashkiaku shpenzon miliona euro për propagandë.

Postimi i plotë i Vokshit:

"Banorët e kryeqytetit epaguajnë ujin më shtrenjtë nga të gjithë, por nuk kanë ujë në çezma.

Gjendja është rënduar shumë prej 3 ditësh, por Erion Veliaj bën sikur nuk idëgjon ankesat e qytetarëve.

Gjatë 5 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës ai nuk bëri asnjë investimdomethenës për zgjidhjen e furnizimit me ujë të kryeqytetit, megjithëse e rritidisa herë çmimin e ujit.

Bashkë me Edi Ramën, gënjyen për furnizimin me 24 orë ujë. Në mes tëTiranës, njerëzit po blejnë ujë edhe për të shkuar në tualet, sepse ErionVeliaj harxhon miliona euro për propagandën dhe imazhin e tij të rremë.

Në kushtet e pandemisë, mungesa e ujit është kriminale, veçanërisht, kur për 3 ditë nisin shkollat.

Protesta sot për të kërkuar ujënë Zyrat e Ujësjellësit Tiranë meriton një duartrokitje.

Banorët e Tiranës po e refuzojnë modelin e drejtimit nga Erion Veliaj dhe Edi Rama".

1200familje në një bllok pallatesh në Tiranë, çdo verë përballen me mungesën e ujittë pijshëm. Për këtë shkak kanë protestuar ditën e sotme për rreth dy orë nëzyrat e UKT, ku vetëm pas mediatizimit të reagimit morën si premtim furnizimintre herë në ditë.

Prej tre vitesh, çmimi u ujit të pijshëm nëTiranë është rritur, por pavarësisht premtimeve, sërish familjet nuk kanë parëndryshim në rubinete.