Para Athinës Rama shkon në Vjenë

Shqipëria, si kryesuese e OSBE për vitin2020, në bashkëpunim me Sekretariatin e OSBE-së për Veprim kundër Terrorizmit,Departamentin e Kërcënimeve Ndërkombëtare, do të zhvillojë një konferencë tëgjerë me temë "Partneritet efektiv kundër terrorizmit dhe ekstremizmit tëdhunshëm dhe radikalizimit që të çojë në terrorizëm", në datat 14 dhe 15shtator 2020 në Vjenë dhe virtualisht.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë njëfjalim në seancën hapëse, të hënën në ora 14:30, ndërsa diskutimi do tëpërqendrohet në:

Nxitja e bashkëpunimit të vazhdueshëmndërkombëtar dhe rajonal për çështjet kundër terrorizmit;

Mbështetja e koordinimit midisangjensive në nivelin kombëtar për të adresuar terrorizmin dhe ekstremizmin edhunshëm dhe për të inkurajuar të gjithë Shtetet pjesëmarrëse dhe partnerët eOSBE-së për bashkëpunim dhe për të përfshirë partneritetet në strategjitë dheplanet e tyre të veprimeve kombëtare;

Rëndësia dhe vlera e shtuar epartneriteteve efektive me një spektër të gjerë të shoqërisë civile dhesektorit privat në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Përveç Ramës, në këtë konferencëvirtuale marrin pjesë edhe  Nënsekretarii Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Zyrën kundër Terrorizmit, VladimirVoronkov; Ministri i Shtetit për Sigurinë, Ministria e Brendshme e Mbretërisësë Bashkuar, Rt Hon James Brokenshire dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtmedhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë Marina Sereni.

Konferenca do të ofrojë pesë sesione mbiqasje të ndryshme për forcimin e bashkëpunimit midis agjencive qeveritare, mepartnerë ndërkombëtarë, si dhe angazhimin e komunitetit të biznesit dheshoqërisë civile.

Pas kësaj konference, kryeministri EdiRama do të udhëtojë për një vizitë pune drejt Athinës.

Në një kohë që në kryeqytetin shqiptarpo zien debati me akzat për faljen e detit Greqisë, kryeminsitri shqiptar kakonfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga "TheEconomist" në kryeqytetin helen me temë “Forcimi kohezionit në kohë turbulencenë Europë” në datat 15 dhe 16 shtator.