Konflikti në Ukrainë/ Rama i telefonon Zelenskyy, e fton në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të kryesimit të presidencës OSBE, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për të gjetur një zgjidhje për krizën në shtetin lindor.
Presidenti falenderoi Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për dhënien përparësi çështjes së rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda punës së Organizatës, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të presidencës ukrainase në internet.
Bashkëbiseduesit diskutuansituatën e sigurisë në Donbas dhe aspekte të rëndësishme të procesit tënegociatave.
Presidentitërhoqi vëmendjen për shkeljet e marrëveshjeve nga grupet e armatosura ilegale,përfshirë bombardimet e pozicioneve ukrainase në 6 dhe 10 shtator.
"Dje, gjatë bisedës time telefonike meKancelaren Angela Merkel, militantët hapën zjarr në pozicionet e Ukrainës pranëfshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JCCC dhe OSBE. Ne nuk duamnjë përshkallëzim të ri. Më 6 shtator, si rezultat i provokimit nga grupet earmatosura ilegale, kemi humbur një ushtarak i Forcave të Armatosura qw uvra dhe njëri u plagos", citon presidenca ukrainase Zelenskyy-n
Ngaana e tij, Rama mbështeti përpjekjet e partisë Ukrainase për të arritur paqennë rajon dhe siguroi gatishmërinë e Kryesisë Shqiptare për të kontribuar nërivendosjen e paqes. Ai vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Presidentiukrainas dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshëm. Aigjithashtu theksoi se i vjen keq për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palëssë kundërt në këtë drejtim. Kryeministri i Shqipërisë vuri në dukje se OSBE është një organizatë e paanshme, por jo indiferente.
Nëkëtë kontekst, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e sigurimit të hyrjes sëplotë dhe të papenguar të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në tëgjithë territorin e pakontrolluar.
Në fund të bisedës, kryeministri Rama ftoi presidentin e Ukrainës të vizitojë Shqipërinë.
(Foto Ilustruese)