Itali: Kokainë 30 mijë euro në baterinë e makinës, shqiptarin e tradhëton fytyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2020, 17:54
Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisëitaliane në Milano teksa në mjetin e tij tip "Mercedes Benz" u gjendkokainë me vlerë 30 mijë euro.
Gjithçka nisi teksa shqiptari rritishpejtësinë e makinës teksa pa një patrullë policie çka shtoi dyshimet teforcat e rendit të cilat arritën ta ndalonin.
Pas ndalimit 52-vjeçari shtoi më shumëdyshimet me sjelljen e tij çka bëri që policia të ushtronte një kontroll tëimtësishëm në makinë, raporton MilanoToday.
Gjatë kontrollit të makinës, në pjesën e baterisë, policët zbuluan 600 gram kokainë dhe dy celularë.
Menjëherë shqiptarit iu vunë prangat, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Milanos.
