Kukës, kundërshtuan dhe u përplasën me policinë, në pranga 3 persona dhe në kërkim 1 tjetër
Tre persona në Kukës janë arrestuar dhenjë tjetër është në kërkim pasi kundërshtuan dhe u konfliktuan me policinë.
Një 33-vjeçar me iniciale A.D., po udhëtonteme një kamion së bashku me dy vëllezërit e tij dhe një kushëri teksatransportonin material kromi.
Policia ndaloi kamionin e cila ishte patarga për kontroll në aksin rrugor Krumë-Letaj dhe i kërkuan dokumentedrejtuesit të mjetit.
33-vjeçari i ka kundërshtuar dhe nuk kadhënë asnjë dokument ndaj policia kërkoi shoqërimin e tyre në komisariat.
Gjatë shoqërimit për veprime tëmetejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D.,konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuardhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin.
Policia arriti të arrestojë drejtuesin emjetit A. D., 33 vjeç, B. D., 30 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, dhe shpalli në kërkimD. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.
Nën drejtimin e Prokurorisë së RrethitGjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsanga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit.