Mediu: Kemi datë zgjedhjesh por nuk dimë rregullat e lojës, Rama i shpërfill të gjithë për interesat e tij

Këshilli Politik do të ulë sërish në bisedime palët për listat hapura dhe implementimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve Kushtetuese.

I ftuar në Ora News, kreu i Partisë Republikane,Fatmir Mediu shprehet se ky proces po zvarritet shumë nga kryeministri Rama icili sipas tij kërkon të përmbushë interesat e veta.

Mediu thotë se është vendosur një datëzgjedhjesh pa u vendosur më parë rregullat e garës.

Mediu:Edhe përpara këtij sezoni kemi paturprobleme. Jetojmë në një absurditet total. Një shtet që përfaqësohet vetëm nganjë person me qëllimet e tij. Ajo që ndodhi në sesionin e fundit tëParlamentit, ndryshimet kushtetuese ishin absurde duke treguar që Rama nuk dondalet në manipulimin e prcesit zgjedhor. Asnjë vend i BE-së dhe NATO-s nuk kanëndryshuar Kushtetutën në atë kohë aq të shkurtër dhe me një proces jotransparent. Shqiptarët kanë dëshirën dhe opozita duhet bërë zëdhënësja e tyrepër të ndryshuar këtë realitet.

Problemimë i madh që kemi sot është se ne kemi një datë zgjedhjesh dhe nuk dimë akomarregullat e lojës që partitë politike do të shkojnë në këto zgjedhje. Duket qëRama jo vetëm përballë marrëveshjes me opozitën dhe opinionin qytetar por dhe përballëinteresave si integrimi europian nuk ndalet, i shpërfill të gjitha. Opozita duhettë garantojë program të implementueshme dhe funksionale. Qëllimi i Ramës ështëtë krijojë diversion brenda opozitës dhe e ka tentuar edhe më parë. Nuk mendojqë opozita është e përçarë. Opozita duhet të përcaktojë një platformë të qartëqeverisjeje. Ne duhet ta bëjmë sa më funksionale pjesëmarrjen e subjekteve tonapër të maksimizuar votën.

Partia Republikane është nismëtare endryshimit të formulës së koalicioneve brenda opozitës së bashkuar, kuparashikohet që brenda koalicionit të madh të krijohet një grupim politik.

Por kjo ka dhe anët e saj negative ku njësubjekt mund të ndryshojë krahe politike, ndaj Mediu shprehet se duhen vendosurrregulla që ta ndalojnë këtë.

Mediu:Ajo që është më e rëndësishme për opozitënnë Këshillin politik është mënyra e organizimit të koalicioneve zgjedhore,ruajtja e mundësive që të kemi koalicione të përbashkëta. Nëse do ngelet vetëm1 element i bashkëpunimit politik siç pretendon Rama me listë të kombinuar, EdiRama shkatërron pluralizmin shqiptar. Çdo gjë që vlen për të shtuar votatopozitare. Ajo që është e drejtë në një proces zgjedhor është që një subjektpolitik të marrë aq mandate në parlament sa votojnë qytetarët. Ky raport duhettë vendoset në çdo koalicion opozitar. Ajo që është e rëndësishme është qëndrueshmëriae një koalicioni, pra qëllime politike të përbashkëta, në Shqipëri kemi pasurkoalicione që më pas kanë kaluar në një krah.

Duhenvendosur disa rregulla në kodin elektoral për koalicionet. Nëse ti del sideputet i një subjekti të djathtë dhe kalon në krahun e majtë ky është njështrembërim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë që të kanë votuar. Justifikimetqë deputeti është i lirë për të zgjedhur janë banale në këtë rast pasi ti je ilirë të sillesh në bazë të rregullave që ke kërkuar si deputetë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj