Përplasi makinën e policisë e më pas biçikletën, arrestohet 28-vjeçari e ndiqet penalisht polici

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat epolicisë pasi u përplasi makinën e policisë e më pas një biçikletë.

Shtetasi me iniciale I.U., në vendin equajtur kthesa e Valiasit në aksin Fush Krujë-Tiranë po drejtonte makinën dhe përplasimjetin e policisë "Hyundai".

Si pasojë e përplasjes ai bëri një manovërtë gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N.M., i cili ndodhet në spital jashtërrezikut për jetën.

Gjithashtu 28-vjeçari nuk i është bindururdhrit të punonjësve të rrugores për të kryer testin e alkolit.

"ShtetasiI. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryertestin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I.H., drejtuesi i mjetit të policisë"-  njofton policia.

Edhe punonjësi i policisë ështëproceduar penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)