Arrestimi i Mimoza Margjekës, flet avokati i saj: Standarte të dyfishta në hetim

Avokati i gjyqtares së Apelit të Korçës,Mimoza Margjeka e cila u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë të akuzuar përkorrupsion pasiv dhe aktiv, ka akuzuar prokurorinë për veprime me dy standarte.

Mbrojtësi ligjor Ilia Ilia ka ngriturdyshime në lidhje me hetimet duke pohuar se ato kanë qenë selektive përgjyqtaren dhe kolegët e saj u përdorën standarte të dyfishta.

Avokati:Dritëhijet janë prezente. Në përgjimet ebëra konstatohet që avokati i thotë individëve të interesuar u kërkon një votë.Votën e Mimoza Margjekës që thotë se ka mbaruar punë me këto të tjerët. Nuk kanëarritur të ndikojnë tek Mimoza Margjeka ndërkohë u del  dhe u thotë personi i interesuar që takovaavokatin e një individi tjetër dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro mekryetarin e trupit gjykues. Në këtë rast, as ndaj asaj avokateje as ndajkryetarit të gjykatës nuk ka procedim të regjistruar.

Seanca ku do të bëhej verifikimi ikushteve të masës së sigurisë do ët zhvillohet paraditen e së shtunës (12shtator).

Gjykata e posaçme ka vendosur në mungesëmasën me arrest me burg për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares, NeitonBalin dhe Klaudio Zhilla.

Ndërsa për gjyqtaren Mimoza Margjeka dheavokatin Skënder Demiraj u vendos masa arrest në shtëpi.

Sipas prokurorisë Demiraj akuzohej se idha 6 mijë euro bashkëshortit të gjyqtares për t'i ndryshuar masën e sigurisënga arrest me burg në garanci pasurore për Orion Balin.

Ky i fundit është arrestuar për veprënpenale kalim i paligjshëm i kufirit.