Vettingu, Vishaj: Kaluan nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie, nuk dënohen nga kolegët

Prej dy vitesh në Shqipëri vijon procesii vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Shumica e tyre kanë kaluar në sitën ekomisioneve ku disa prej tyre nuk kanë arritur të përmbushin pikat ekualifikimit.

Por deri më tani nuk kemi asnjë të dënuar.Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë,por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie.

Në një intervistë për Ora News ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë.

Vishaj:Në këto momente që ne flasim, nuk mendojqë ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishinprobleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë. Kjo ështëanormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim qëdo të thotë që nuk ka ndodhur asgjë. I hoqën nga sistemi i drejtësisë për t'ivendosur në studio avokatie. Sot një ish gjyqtar i përjashtuar nga organi ivettingut shkon përballë me një avokat apo gjyqtar që ka qenë në një trupgjykues. Ndërton një studio luksoze. Është shumë e vështirë që gjyqtarët dheprokurorët të cilët kanë kaluar vettingut të gjykojnë kolegët e tyre. Ata mëparë mund të fusin në burg një avokat, një të varfër për 2 gramë hashash por ekanë të pamundur të fusin kolegët pasi nesër mund të jenë ata në të njëjtinstatus. Gjendja është alarmante.

Gjithashtu Vishaj u shpreh se procesi ivettingut nuk ka shkuar ashtu siç qytetarët e imagjinonin. Sipas tij, ekspertëtqë u morën me këtë proces në Shqipëri nuk e kishin llogaritur dëmin që do i bëninvendit shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Vishaj:Një drejtësi që blihet me lekë nuk ështënjë drejtësi që ne kemi kërkuar por ka pasur dhe të mirat e veta. Ka dy vjet qëgjyqtarët janë pjesë e rivlerësimit dhe kanë kaluar 170 prokurorë dhe gjyqtarë.Por ende qytetari nuk ka prekur atë që ai ka imagjinuar atë përpara vettingut. Ataekspertë që u morën me vettingun në drejtësi nuk e kishin imagjinuar pasojat esaj të parikuperueshme. Do të thotë që shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asajKushtetuese kanë sjellë dëme të paimagjinueshme. Jemi vendi i vetëm në Europëpa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, pra na mungon një pushtet. Shtet do tëkishimm vetëm nëse do të ekzistonin të 3 pushtetet por në këto kushte nuk kemishtet.

Pas SPAK, tashmë dhe Byroja Kombëtare eHetimit ka nisur nga puna ku fillimisht po bëhet përzgjedhja e 60 hetuesve tëcilët do të trajnohen në ShBA me trajnerë të specializuar të FBI-së.

Por Vishaj është skeptik për këto dystruktura ku thotë se u përfol për kapjen e peshqve të mëdhenj por nuk ka enderezultate.

Visha:Deri në këto momente nuk ka dritëjeshile. U fol për peshq të mëdhenj por deri tani nuk është vepruar sepsekolegët e kanë vështirë të godasin kolegët e tyre. SPAK duhet përshëndetur qëgoditi një gjyqtar por duhet të veprojë tek ata që kanë dosjet gati. Sotqarkullojnë miliona euro dhe studiot ligjore po bëjnë lavatriçen e tyre. Ne nukkemi vakuum ligjor. Nuk kishim nevojë për OFL se kishim ligjin"Anti-Mafia. Sot duhet të veprojë ligji "Anti-Mafia", OFL duhettë jetë në veprim të ligjit "Anti-Mafia". Nëse SPAK dhe BKH është ajoqë kemi ëndërruar dhe nuk vepron mbi ministra e deputetë nuk mund të presim atëdrejtësi që duam, për një drejtësi ku sundon ligji. Duhet të sjellim besimin teqytetari.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatitionline Endi Mullaj