Dhunë ndaj familjarëve, arrestohen 3 persona në Vlorë e Sarandë

Tre personakanë rënë në prangat e policisë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjaëve tëtyre.

Specialistëtpër Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim tëpunës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuarnë flagrancë:

•  L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.

•  F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.

•  F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.

Materialet iureferuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.