Bardhi: Rama në pazar të pistë me krimin që menaxhon kumarin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, ka publikuar në Facebook, videon ku kryeministri Edi Rama dy vite më parë deklaroi se do të mbylleshin kazinotë dhe lojtarët e fatit.
Por, tani qëqeveria vendosi t'i rihapë ato, Bardhi pyet se çfarë e detyroi Ramën të shkelëedhe premtimin kundër kumarit.
SipasBardhit, heshtja e kryeminstrit për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregonse ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.
Postimi i Bardhit në Facebook
Çfarë edetyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?
Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.
Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar.