Zjarri në Karbunarë djeg sipërfaqe me ullinj dhe shkurre

Treraste zjarresh u shënuan këtë të premte (11 shtator) në Lushnje, Vlorë dheFushë Krujë.

Rreth20 hektarë sipërfaqe me ullishte e shkurre u dogjën në Kodrat e Karbunarës,  pas një zjarri që u shfaq në zonë.

Pamundësiae mjeteve të ujit kane ndikuar në interesimin e shtuar të banorëve për tëmbrojtur plantacionet e tyre me ullinj.

Dhjetërabanorë, forcat zjarrfikëse dhe punonjës të policisë kanë luftuar me flakët epapërmbajtshme të zjarrit.

Fitueska dalë natyra që në këtë fillim shtatori me temperatura të larta ka djegur memijëra rrënjë ullinj dhe vreshta rrushi.

Endenuk mund të bëhet një bilanc sepse zjarri vazhdon të jetë i pakontrolluar porpamjet e pemëve të djegura flasin vetë.

Mbi100 hektar2 llogaritet deri më tani të jenë djegur dhe dëmet janë kolosale përekonomitë fermerë që kanë investuar në ullishte të reja dhe ato të vjetra dhjetëravjeçare.

Trevatra të reja janë duke kthyer në hi punën dhe djersën e viteve të tëra punë tëfermerëve të zonës së Karbunarës dhe Karbunarës së vogël në Bashkinë e Lushnjes.

Raportohetse një banesë është djegur por ajo nuk ka qenë e banuar, ndërsa dy persona janëasfiksuar nga tymi i zjarrit dhe janë shpëtuar për mrekulli nga bashkëfshatarëte tyre.

Forcatjanë përqëndruar përreth banesave për të mos lejuar nëse zjarri afrohet tek atodhe t'i djegë.

Sipërfaqeme pemë e shkurre janë djegur edhe në Gorisht të Selenicës sikurse edhe nëFushë Krujë.

Përtë tre rastet,dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale.

Zjarret mbeten shqetësim edhe përgjatë vjeshtës, pasi është koha kur fermerët pastrojnë tokat bujqësore!