"Fatlum" si Gjelishti, 3 nga 5 tenderat e Postës Shqiptare pjesmarrësit nuk paraqitën ofertë
KompaniaImage & Communication në pronësi të Igli Gjelishtit rezulton të ketë nënshkruarpesë marrëveshje me Postën Shqiptare në tre prej të cilave subjektet pjesmarrësenë garë nuk kanë paraqitur ofertë. Në totalin prej 28.6 milionë lekëve, tenderime vlerë më të madhe është ai për blerjen e sistemit të dixhitalizuar i fituarme vlerën e ofertuar prej 18.7 milionë lekësh. Kjo kompani është akuzuar nga PDse fondet e përfituara ja kalon botuesit Carlo Bollinos.
Pas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë sëInformcaionit, Posta Shqiptare rezulton të jetë kontraktori më i madh ikompanisë Image & Communication Development në pronësi të Igli Gjelishtit.
Ky subjekt u soll në vëmendje tëopinionit publik pas akuzave nga PD se fondet e marra nga buxheti i shtetit përmestenderave ja kalonte botuesit Carlo Bollino.
Sipas të dhënave të APP Image &Communication Development rezulton të ketë nënshkruar 5 marrëveshje vetëm mePostën Shqiptare nga janari i vitit 2015 e deri në maj të këtij viti me njëvlerë të ofertuar prej 28.6 milionë lekë.
Vlerën më të lartë e ka tenderi meobjekt “Blerje Sistem i dixhitalizuar radhe për klientët dhe përmirësimin eimazhit jashtë të zyrave qendër filial” të cilin kompania e Gjelishtit nëbashkëpunim me një tjetër subjekt e ka fituar me vlerën e 18.7 milionë lekëve.
Në buletinin e datës 27 maj 2019 bëhet editur se pjesmarrëse kanë qenë katër kompani, tre prej të cilave nuk kanëparaqitur fare ofertë dhe automatikisht fituese është shpallur Image &Communication Development & Mellon Albania.
Në fakt, pjesëmarrja në garë por joparaqitja e një oferte ekonomike rezulton të jetë procedurë e ndjekur në 3kontrata ndërsa në një tjetër rast pjesëmarrës ka qenë vetëm kompania eGjelishtit.
Megjithatë nuk mungojnë as rastet kurprocedurat janë shoqëruar me ankesa dhe bëhet fjalë pikërisht për tenderin meobjekt “Për platformën elektronik për dërgimin e SMS-ve”.
Pjesëmarrëse kanë qenë tre kompani dyprej të cilave janë skualifikuar për mosplotësim kriteresh por një ngasubjektet ka pretenduar të kundërtën madje ka kërkuar dhe skualifikimin ekompanisë Image & Communication Development me argumentin se kjo e funditnë formularin e ofertës nuk kishte dhënë asnjë lloj informacioni sesa do tëjetë çmimi i një SMS, apo sa kredite do të përmbajë ai.
Pavarësisht kësaj, procedurat kanëvijuar dhe më tej dhe kompania në pronësi të Igli Gjelishtit ka vijuar të lidhëmarrëveshje të tjera.
Sipas PD-së, Gjelishti i ka kaluarkompanive në pronësi të Carlo Bollinos 1 miliardë lekë për shtatë muaj ndërsapër dy vite ajo ka fituar 7.5 miliardë lekë tendera.