Ndryshon Kodi Rrugor: Dhjetëfish gjobat për ata që kapen me celular në timon

Ministria e Brendshme ka planifikuar rritje të gjobave për drejtuesit eautomjeteve të cilët thyejnë rregullat e qarkullimit. ndryshimet e reja kanëkaluar për konsultim në Kuvend. Gjoba më të rënda parashikohen sidomos përshoferët e rinj, për të cilët synohet edukim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ministria e Brendshme ka hartuar ndryshimet në Kodin Rrugor,të cilat kanë kaluar për konsultim me grupet e interesit.

Në draftin e bërë publik këtë të premte (11 shtator)parashikohen disa ndryshime, të cilat konsistojnë në rritjen e gjobave për disashkelje të rënda siç është tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i gabuar, apomos respektimi i sinjalistikës rrugore.

Çdo drejtues mjeti që kryen parakalim të gabuar nga 3 mijëlekë që ishte më parë, gjoba bëhet deri në 10 mijë lekë, dhe nëse kjo shkelje përsëritetdy herë brenda vitit, i hiqet patenta për 1 muaj.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit ështëkthyer në një problematikë të, që ka detyruar autoritetet të propozojnë dhjetëfishimine gjobës minimale për këtë shkelje.

Nëse deri dje gjoba minimale për përdorimin e celularitnë timon ishte 500 lekë, Ministria e Brendshme propozon që të bëhet 5 mijë lekëdhe maksimumi të shkojë deri në 15 mijë lekë.

Një tjetër shkelje siç është shkelja e përparësisë, ecila ishte nga gjobë deri në 3 mijë lekë, bëhet deri në 8 mijë lekë.

Kjo sipas relacionit synon të rregullojë kaosin qëshkaktohet në rrethrrotullime. Drejtimi i automjetit pa patentë, do të ketë njërritje të masës administrative, nga 40 mijë lekë që ishte bëhet ndëshkim derinë 50 mijë lekë.

Ndryshimet e reja synojnë që të edukojnë me rregullatshoferët e rij, për të cilët ka gjoba më të rënda sidomos në rastet etejkalimit të shpejtësisë.

Kjo ka bërë që krahas gjobës, ligjvënësi të fokusohetedhe tek heqja e pikëve, gjë e cila penalizon më tepër shoferin.

Për shembull, në rast të konstatimit të shkeljeve tërënda, maksimumi i pikëve që mund të hiqen menjëherë është 15.

Një prej risive të këtyre ndryshime është dhe fakti që nësenjë shoferi i hiqen 20 pikët e patentës, ai duhet t’i nënshtrohet një kursi njëjavor të patentës dhe më pas mund të rifutet në provimin e patentës.

Kodi aktual parashikon vetëm rifutjen në provimin epatentës. Ndër të tjera qytetarët që sjellin një makinë nga jashtë mund tambajë atë me targa të huaja vetëm një vit, më pas përveç se gjobitet me 20,000lekë, autoritetet i konfiskojnë makinën.

Kodi rrugor ka ulur gjobën maksimale për shkelje tëshpejtësisë së lejuar me 10 km/h nga 6 mijë lekë në 4 mijë lekë.

Masa administrative do të ketë dhe për drejtuesit emotoçikletës, ku për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, dënohet nga 1.500 lekë qëishte, tashmë deri në 3 mijë lekë.