Largimi i Lleshajt dhe Shahinit, Çipa: Rama po teston opinionin publik
I ftuar në studione RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e fundit në venddhe nisjen e sezoinit të ri politik.
I pyetur lidhurme deklaratat e ministrave Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini se do të heqin dorënga postet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Çipa u shpreh se ata poshprehin gadishmërinë e tyre për të mos kërkuar një tjetër mandat, ndërsa equajti edhe si një testim për të matur opinionin publik në fund të mandatit tëdytë qeverisës.
"Ështëgadishmëria e dy anëtarëve të kabinetit Rama për të mos pretenduar më tej njëmandat tjetër ministror matanë këtij mandati që u ka caktuar vetë Rama. Këtotestime bëhen në kuadër të pritshmërive që ka opinioni publik për atë që quhetepilogu i mandatit të zotit Rama ku karakterizohet nga një pritshmëri lodhjejedhe skepticizmi prej opinionit publik. Ka një realitet dhe kontekst shumëzhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes , për nivelin e përfaqësimit dhe përcilësinë e këtij përfaqësimi", tha Çipa.
Sipas tij,ndryshe nga qeveritë e tjera të majta në vend, në mandatin e dytë qeverisës të Ramës ka patur edhe ministra anonim.
"Duhet tapranojmë se ndryshe nga qeveritë e tjera të majta, ministrat e mandatit të dytëtë Ramës erdhën si rishtar politikë. Nuk kishin njëp background politik. Njëpjesë e tyre vijnë prej anonimitetit", u shpreh analisti Aleksandër Çipa.