Balla më optimist se Rama për zgjedhjet: Minimumi 74 mandate, do marrim më shumë

Ndërsa Partia Socialiste ka ndezur motorrëtpër zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zëra nga qarqe të ndryshme  politike kanë folur për ndryshime nëkabinetin qeveritar, ku mes emrave të përfolur është ai i Taulant Ballës siMinistër i Brendshëm.

I pyetur nga media për këto ndryshime, Ballai ka konsideruat thashetheme mediatike dhe se e gjithë energjia e tij është përqëndruarte firorja e PS në qarkun e Elbasanit.

Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Ramaka shpallur objektivin për marrjen e74 mandateve në zgjedhjet e ardhshme, Ballathotë se minimumi do të jenë kaq.

I pyetur për Ditmir Bushatin, nëse bën pjesëte kundërshtarët e padukshëm për të cilët ka folur kryeministri dhe që e dëmtojnëPartinë Socialiste, ai tha se ta gjenden në zyrat e administratës dhe Bushatinuk punon në këto zyra.

Deklaratat numri dy i PS-së i bëri gjatë njëaktiviteti në Elbasan në kuadër të 111 vjetorit të  mbajtjes se Kongresit të Elbasanit.

Pjesënga deklarata për mediat

Pyetje: Z.Balla priten ndryshime nëqeveri para zgjedhjeve , ndërsa një nga emrat e përmendur për Ministrinë eBrendshme është ai i juaji.

Balla: Së pari ne kemi filluar  nje proces te krijimit te nje platformekomunikimi virtual me anetaresine e Partise Socialiste ne njërin krah pdhe neanën tjeter me qytetaret për të marrë vlerësimin , qoftë të anëtarëve të partisëqoftë të qytetarëve për deputetet, për ministrat, për Kryeministrin dhe në këtëproces pa dyshim zëri i qytetarëve dhe vlerësimi i tyre dhe i strukturave tëpartisë është shumë i rëndësishëm . Për atë që është më e rëndësishme për formësimine ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshimpër te dhene përgjigje dhe për cështjet e vlerësimit dhe performancën e secilitnë përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që ështëmë e rëndësishme për ti shërbyer aleatit tonë të vetëm, sikurse jane njerezit ethjeshte dhe të zakonshëm. Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyrethashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë  i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do te kuptojme se kuduhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë.

Pyetje: Ju tundon propozimi për ta parëveten Ministër të Brendshëm?

Balla: Ju garantoj që kjo nuk ështënjë çështje ku unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PSdhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Ështënjë nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtëqark.

Pyetje: Z.Balla mendoni se do timerrni 74 mandate në zgjedhjet e prillit?

Balla: 74 është minimumi, mendojmëse do të marrim më shumë.

Pyetje: Mendoni se Ditmir Bushati ështëkundërshtari i padukshëm sikurse është shprehur Kryeministri që e dëmtojnëPartinë Socialiste?

Balla: Kundërshtar i padukshëm që dëmtojnëPartinë Socialiste janë lloj-lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë siduhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra. Ne e kemi thënëqë nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti  e cila nuk ka as lidership, as program, asekip, nderkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari meveten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhekushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund tëjenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë eshtë të ofrojmë shërbimepublike më të mira për qytetarët.

Pyetje: Z. Balla keni filluar rritjene rrogave per bluzat e bardha madje keni premtuar edhe per mesuesit nuk eshtevone pasi e kryeni ne fund te mandatit të dytë?

Balla: Ne kemi rritur rrogat sapokemi ardhur ne qeveri dhe kush e mban mend e di fare mire që një qytetar qëpunonte në arsim dhe shendetesi me taksen e Saliu paguante me shume sesa metaksimin progresiv, që quhet taksim i ndershëm. Taksimi i ndershëm kush paguhetme shumë paguan me shumë dhe kush paguhet me pak taksohet me pak. Keshtu mesues, infermierë , punonjes te administratës publike tani taksohen me pak dhe kanemarre me shume në familjet e tyre. Vit pas viti sa kemi pasur mundesi kemiarritur te indeksojme dhe te rrisim pagat e atyre qe ne kete kohe lufte kanë qënënë vijën e parë. Nga Elbasani në këtë fillim viti shkollor më duhet të shprehse jemi duke marrë të gjitha masat që klasat të mos kthehen në vatra të përhapjesse virusit. Po ashtu i shpreh ngushëllime familjarëve për jetët e humbura, por ështënjë luftë që po përballet e gjithë bota dhe detyra jonë është të respektojmëmasat anti-covid.

Pyetje: A ka bërë diçka keq PS në këtody mandate dhe nëse po çfarë mund të kishte bërë më mirë?

Balla: Ne krahasohemi me veten.Gjithmonë ka vend për permirësime, por një gjë është e sigurtë. Ne jemi sot evetmja forcë politike ku shqiptarët mund të besojnë votën e tyre qoftë në përgjegjësinëpolitike por edhe në aspiratën për integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtoni kuishim në 2013 , Elbasani eshte deshmitar sesi e gjetem qytetin dhe sesi ështësot me infastrukturë të përmirësuar. Sesi ishin sherbimet publike, ujesjellesidhe operatori i shperndarjes së energjisë elektrike. Padyshim që jemi ende largasaj që do të kishim dashur të arrinim, por krahasimi me atë që ishim është ipaimagjinueshëm.