“Zhduken” respiratorët, shiten nga kërkesa e lartë, familjet paguajnë 1 mijë euro

Numri ilartë i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri ka bërë që të rritet kërkesa për tësiguruar një pajisje respirimi. Në banesë janë duke u trajtuar rreth 4 mijëpacientë të prekur nga infeksioni, ku veç medikamenteve duhet të paguajnë dhe 1mijë euro për të siguruar lehtësimin e frymëmarrjes.

Prej muajitmars kur u konstatua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri, pjesa më emadhe e pacientëve e ka kaluar infeksionin në banesë.

Alarmi ingritur ka bërë që dhe në farmaci të ketë më shumë shitje sa i përketmedikamenteve ndaj Covid-19 por dhe respiratorët.

Aktualishtjanë 3993 pacientë nga të cilët 199  kurohen në shtëpi.

Në këtësituatë dhe kërkesa për të siguruar një pajisje respirimi është rritur ndjeshëm.

Madje depotfarmaceutike deklarojnë se nuk ka më në treg për shitje. Për shkak dhe të kërkesëssë lartë mësohet se familjet kanë prenotuar sasinë që pritet të mbërrijë duke elënë sërish tregun në mungesë.

Njëaparaturë e tillë sipas të dhënave tashmë kushton 900 deri në 1 mijë euro, porqë më sa duket sërish çmimi do të rritet.

Një tjetërmundësi është dhe dhënia me qira e pajisjeve, përkundrejt një shifre prej 70eurove në muaj.

Por edhe nëkëtë rast farmacitë deklarojnë se nuk kanë në dispozicion.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e shëndetësisë, 321 persona kanë humbur betejën me koronavirusin ndërsa numri i të prekurve me Covid-19 që pas përhapjes së pandemisë ka shkuar në 10 553, ndërsa 60 për qind janë shëruar.