USAID i jep UNICEF Shqipëri 1.4 milionë USD për luftën kundër koronavirusit
Përmes USAID, SHBA-ja i ka dhënë UNICEFShqipëri një kontribut prej 1 400 000 USD për luftën kundër pandemisë sëkoronavirusit.
Shuma për UNICEF Shqipëri është siguruar përmesnjë granti botëror nën ombrellën e USAID/UNICEF.
UNICEF Shqipëri bashkëpunon me Qeverinëshqiptare për të përmirësuar sektorin shëndetësor të vendit, veçanërisht nëfushat që lidhen me kujdesin e nënave, të foshnjave dhe tëfëmijëve.
UNICEF dhe USAID kanë nisur njëfushatë të re të quajtur ‘‘Superheroes wear masks and hug with heart(Superheronjtë mbajnë maska dhe japin përqafime plot dashuri)’’.
Qllimi i kësaj fushate është promovimie parandalimit të COVID-19.
Kjo fushatë, e cila niszyrtarisht ditën e martë, më 8 shtator, bashkon një sërë nismash, dukepërfshirë edukatën e higjienës personale dhe promovimin e shëndetit për të përmirësuarndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi COVID-19, si dhe për mënyrat se si mund tëparandalohet transmetimi i tij.
UNICEF-i Shqipëri do të punojë në kuadër tëinfrastrukturës së drejtuar nga Kombet e Bashkuara, në koordinim të ngushtë meOBSH-në, nën drejtimin e sistemit kombëtar të qeverisjes, si dhe me partnerë tëshoqërisë civile për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga ekspozimi ndajCOVID-19 dhe për reduktimin e vdekshmërisë.