Listat e koalicionet, ende të pacaktuara
Pas hyrjes në fuqitë ndryshimeve kushtetuese, kodi zgjedhor duhet të ndryshojë sërish. Listat ehapura dhe koalicionet parazgjedhore duhet të përcaktohen në këtë ligj por KëshilliPolitik ende nuk ka një datë se kur do të mblidhet.
PS duhet të mandatojëDamian Gjiknuri si përfaqësuesin e saj në këtë Këshill për shkak se i ka përfunduarmandati fillestar si bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore.
Sipas burimeve,ende nuk ka një komunikim zyrtar mes palëve se kur do ta rikthejnë tryezën ekstraparlamentare.
Listat e hapura dhekoalicionet pritet të përfshijnë sërish politiken në debate, një moment që mundtë rikthejë ndërkombëtarët në tryezën e dialogut.
Nëse PD-LSI do tëpropozojnë një mekanizëm që garanton barazinë gjinore atëherë PS është e gatshmetë hapë listat 100% në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Mazhoranca mendonse hapja e listës me 2/3 është e mjaftueshme, me argumentin se po të jenë 100%të hapura vendi mund të kthehet pas në kohë kur në Parlament gratë ishin tëpakta në numër.
Por demokratëtmendojnë se ky propozim i socialistëve është vetëm një truk politik i Edi Ramës.
Mbetet për tu parësi do të shkojnë partitë politike në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, tëbashkuara në një listë si një subjekt zgjedhor siç propozon PS apo nëkoalicione parazgjedhore si në zgjedhjet e shkuara, kërkesë kjo e PD.
Edhe 7 muaj kanëmbetur nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërsa përgatitjet për zgjedhjetjanë ende në pikën zero, pasi mungon institucioni që do të merret meadministrimin e tyre.
Implementimi iteknologjisë në parlamentaret e 2021 do të jetë sfida dhe risia e këtyrezgjedhjeve që i është ngarkuar drejpërdrejtë nënkomisionerit të PD, i cili endenuk ka marrë detyrën e tij.