Rreziku nga Covid 19 dhe librat, shqetësim për prindërit në Fier
Ky vit i ri shkollor nuk do të jetë i zakontë, pasinxënësit rikthehen në klasa në mes të pandemisë së koronavirusit. Ndajshqetësimit të zakonshëm të prindërve për librat e veshjet, i është shtuar edherreziku nga virusi.
Konfirmimi i njëmësueseje me koronavirus pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, karritur frikën e prindërve në Fier se rikthimi i fëmijëve në banka nuk do tëjetë i lehtë.
Frika ështëmoszbatimi i protokolleve në shkolla mund ti ktheje fëmijët në transportues tëvirusit në familje.
Ndaj këtukërkojnë vëmendje të shtuar.
Shqetësimi përrrezikun e koronavirusit këtë vit i shtohet hallit të përvitshëm të prindërvepër sigurimin e teksteve për fëmijët që nuk i përfitojnë falas.
Ankesa ka për çmimete librave dhe radhët që krijohen në pikat e shitjes.
33 mijë e 345nxënës, mbi 8 mijë më pak se një vit më parë do të nisin vitin e ri shkollor më14 shtator në Fier.
Në DrejtorinëArsimore thonë se janë marrë të gjitha masat.
Në funksion dotë jenë 148 shkolla, nga 153 një vite me parë.