Tenderi për UKT-në, si u skualifikuan rivalët e Gjelishtit

Kompania Image & Communication Development, nën pronësinë e Igli Gjelishtit është sjell në vëmendje të opinionit publik pas akuzave të PD se ky i fundit i kalonte botuesit Carlo Bollino fondet e marra nga buxheti i shtetit përmes tenderave.

Në fakt, procedura endjekur për skualifikimin e të gjithë kompanive pjesmarrëse përveç kompanisë sëGjelishtit, rezulton se në të paktën dy raste është shoqëruar dhe me ankesa ngasubjektet e skualifikuara.

I tillë është tenderime objekt “Blerje sistem biletarie për UKT sh.a” të cilin kompania e IgliGjelishtit e ka fituar me ofertën prej 13.7 milionë lekë pa TVSH, tëkontraktuar nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë ku një nga subjektet me ofertë mëtë ulët se fituesi është skualifikuar për mangësi në dokumentacion.

Ky i fundit në datën 24nëntor 2016 ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi dhe pas ankesës së paraqiturnga subjekti në fjalë, më datë 5 dhjetor është kryer rivlerësimi i procedurës ështëvendosur kualifikimi i tyre por jo shpalljen fitues të tij edhe pse kishteofertë më të ulët se kompania e Gjelishtit.

Po atë ditë, “Fastech”sh.p.k& “ATD Albanian Technology Distribution” sh.p.k ka dorëzuar ankesëpranë KPP dhe ky i fundit ka vendosur pushimin e procedimit duke kërkuar kthimine tarifës financiare të paguar.

 “Ngarkohet zyra e financës të kryejë veprimetpër kthimin e tarifës financiare të paguar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë“Fastech” sh.p.k& “ATD Albanian Technology Distribution” sh.p.k.”

Pas këtij vendimi ështëkryer dhe njëherë rivlerësimi i pjesmarrësve në garë dhe është vendosur sërishskualifikimi i ankimuesit.

Në datën 13 janar kaparaqitur ankesë duke kundërshtuar vendimin e marrë por kjo është refuzuar me argumentinse ankesa është paraqitur jashtë afatit.

Më pas sërish ështëankuar në KPP i cili në përgjigje i ka theksuar rëndësinë e respektimit tëafateve.

 “Komisioni Prokurimit Publik rithekson bindjene tij se, për shkak të specifikës së prokurimeve publike, respektimi i afateveështë i një rëndësie thelbësore e me ndikim të drejtpërdrejtë në efikasitetin eprocedures.”

Përveç ankesave nga anae operatorëve të skualifikuar edhe KLSH ka sinjalizuar shkelje në procedurat endjekura në tenderat e Gjelishtit, i cili sipas PD-së në shtatë muaj i kakaluar kompanive në pronësi të Karlo Bolinos 1 miliardë lekë.