Rrëshqitja “shkatërroi” fshatin, banorët e Blinishtit: Paratë për shtëpitë, ose bllokojmë rrugën

Rreth dy vjet e gjysmë pas rrëshqitjeve të dherave që dëmtoi shtëpitë e fshatit Blinisht në Mirditë, banorët nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Ndaj  ata kanë zbritur në protestë para prefekturës ku kërcënuan me bllokim të Rrugës së Kombit në rast se nuk marrin zgjidhje.

Këto pamjetregojnë rrëshqitjet e dherave në mars të vitit 2018 që e bënë të pabanueshëmnjë pjesë të fshatit Blinisht në Mirditë.

Por edhe pse kakaluar më shumë se dy vite e gjysmë, banorët që humbën shtëpitë ende nuk kanëmarrë dëmshpërblimet e premtuara.

"Jemi prej 2 vite e gjysmë pa banesa."

"13 anëtarë të familjes kemi dalë nga banesa tre katëshedhe sot jetojmë me qira, nuk jemi në gjendje të paguajmë qiranë."

Ndaj këtë tëmartë zbritën në protestë para prefekturës së Lezhës, ku paralajmëruan bllokimtë Rrugës së Kombit në rast se nuk marrin zgjidhje.

"Do bllokojmë Rrugën eKombit."

Njëpërfaqësi e banoreve u takua me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, i cili moripërsipër që shqetësimin e tyre ta përcjellë tek institucionet qëndrore.

GjokJaku: Nëse gjitha praktika është kryer ngaMinistria e Transporteve nuk ka për të mbetur në rrugë. Do ta nxisim ne,kryetari i bashkisë.

Rrëshqitja e tokës në Blinisht të Mirditës nisi gjatë ndërtimit të Rruges së Kombit në vitin 2008, ndërsa dëmtoi rreth 25 banesa.

https://youtu.be/_A6JyvwuaB0