Vokshi për Ramën: Nuk mund të "fshihet pas fustanit" të femrave për të refuzuar listat e hapura

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi kashprehur kritika ndaj fjalës së kryeministrit ditën e djeshme (7 shtator) nëparlament për përfaqësinë e grave lidhur me listat e hapura.

Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet seRama nuk mund të "fshihet pas fustanit të grave" për të refuzuarlistat e hapura.

Postimii plotë në Facebook:

Sa herëbëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij, Edi Rama mashtron dhe fshihet pasfustanit të grave. Edi Rama as nuk i do listat e hapura, as ka hallin e gravedeputete.

Në tëvërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave tëmbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë. Me garë të ndershme, ku Rama nuk përfshinkriminelët, nuk ble votën, nuk i kërcënon votuesit gratë kanë të gjithamundësitë të jenë kandidatet më të votuara të qytetarëve.

Edi Ramasot nuk mund të fshihet pas fustanit të grave për të refuzuar listat e hapura.Po t’i mbështeste realisht gratë, nuk do të zhdukte me një të rënë të lapsit 2gra kandidate për deputete në Lezhë për t’i hapur rrugën drejt parlamentit njëkrimineli të dënuar për prostitucion. Kandidateve gra të PS në Lezhë iurrëmbyen fëmijët, iu kërcënuan familjarët, në mënyrë që Edi Rama të fuste krimineline vet në parlament.

Edi Ramanuk ka hallin e grave, kur këmbëngul që të ruajë lista të mbyllura për pjesënfituese të listave. Edi Rama ka hallin e vet se e di që s’e voton askush. Kahallin e të besuarve të tij, që shqiptarët i njohin si simbole të korrupsionit,të cilët i ka venë të parët e qarqeve dhe e di se me lista të hapura nuk iavoton njeri.

Për tëthënë të vërtetën deri në fund, Edi Rama as nuk i duron gratë. Në 22 vjet tëkarrierës së tij politike, ai i ka keqpërdorur të gjitha gratë që e kanërrethuar për pushtetin e tij personal. Kemi parë live si i keqtrajton gratë epartisë së vet dhe gratë e tjera në parlament.

Sot, kadalë zbuluar dhe fustani i grave nuk e fsheh dot frikën e Edi Ramës për humbjensë shpejti të pushtetit.

Në seancën e parë parlamentare, kryeministri Rama u shpreh sërish se nuk do të pranojë listat 100 përqind të hapura nëse nuk do të ketë një përfaqësim të denjë të deputeteve femra.