Hapen aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare e Hetimit, AidaHajnaj hapi fazën e aplikimeve për pozicionin e hetuesit në këtë instancë.

Kjo ka ardhur pas takimit që ajo ka zhvilluarsë bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Gjithashtu mësohet se kjo ka qenë pikërishtdhe një nga temat e diskutuara të takimit, ku do të përzgjidhen 60 hetues.

Hajnaj shkruan se ekipi i ri do të punojë dhenën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën ekorrupsionit dhe krimit të organizuar.

NjoftimPër Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Hetuesit të BKH-së

Nëzbatim të Ligjit Nr 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucionevepër të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sot, me këtë njoftimpublik, çelim procesin e rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmeskëtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo ështënjë mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushinkriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhefizike.

Nësynojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit  profesionistët më të zotë të kësaj fushe, qëgarantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni tëlartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve tëPosaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim ipaligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmëthirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuaranë Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për tëluftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që të aplikojnë për këtë pozicionpune.

Tëgjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë,transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrimtë arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësit eshkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mataftësit e komunikimit verbal, aftësit për ti komunikuar idetë me efiçencë dheverifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.

Kandidatët  që do të indentifikohen si më të mirët, dukendjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet nëFBI-së, do të verifikohen për plotesimin e kritereve të integritetit dhe do tinënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesido të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar iEkspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë procesrekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimiqë do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë tëspecializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).