Skënderi: KQZ-ja e re do rrisë besimin te qytetarët, njerëzit janë lodhur nga loja politike

I ftuar në Ora News, anëtari i KQZ-së, Bledian Skënderiu shpreh se KQZ-ja do të funksionojë ndryshe tashmë me vetëm një kryetar memandat 7-vjeçar.

Për Skënderin, ky formatim erdhi pas një krizepolitike, por nga mënyra se si është riformatuar ka do të japë më shumë besimte publiku.

Bledian Skënderi: KQZ-ja e re do të performojë ndryshe. Nuk do të ketë një trupë me 7 anëtarë,por do të ketë një kryetar me mandat 7-vjeçar si një titullar. Deri në 18shtator të gjithë të interesuar për këtë post mund të dërgojnë kandidaturat. NëKuvend duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Pas tij zgjidhetzv.komisioneri.

Ky formatimerdhi pas një krize politike, por nga mënyra se si është riformatuar ka do tëjapë më shumë besim te publiku. Vendet që e aplikojnë këtë model, kanëinstitucione të konsoliduara. KQZ-ja ka shumë vite që performon në mënyrë tëlavdërueshme dhe ka menaxhuar një përplasje të vështirë mes palëve.

Referuar listave të hapura, ai tha se po diskutohet sado të hapen dhe sa kandidatë do të propozohen nga qytetarët.

Bledian Skënderi: Tashmë është hapur rruga për të ndryshuar listat. Tashmë po diskutohetse si do të hapen dhe sa do të hapen, dhe sa kandidatë do të caktohen ngaqytetarët. Presidenti ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare vitin eardhshme dhe pritet që të ketë një punë shumë të ngarkuar për administrimin ezgjedhjeve.

Skënderi theksoi se vendi ynë ka Kod zgjedhor shumë tëmirë, por klasa politike ato defektet e veta, përpiqet që t'i fusë edhe tëligjet.

Bledian Skënderi: Mazhoranca ka më shumë merakun e vështirësimit të procesit të numërimit.Kjo gjë do sjellë vështirësi në numërim dhe vështirësi për qytetarët në votim. Nekishim një Kod zgjedhor shumë të mirë, por klasa politike ato defektet e veta,përpiqet që t'i fusë edhe te ligjeve. Se këtu ngërçi politik erdhi se njëra palëdoli jashtë institucioneve, ku në gjithë vendet e zhvilluara luftohet brendainstitucioneve.

Skënderi shtoi se partitë duhet që të përpiqen që tëfitojnë votën e qytetarëve dhe jo të përpiqen në strategji në lidhje meprocesin zgjedhor.

Bledian Skënderi: Partitë politike po bëjnë gabim në lidhje me këtë gjë se nuk do tavendosë strategjia, as identifikimi biometrik dhe asgjë tjetër, veçse votës. Prandajata duhet të përgatiten se si t'i bindin qytetarët për votën e tyre, sidomos atëpjesën gri të qytetarëve. Unë shoh që kjo pjesë gri është rritur vitet efundit, sepse qytetarët janë lodhur nga kjo lojë politike.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti