Nis shpërndarja falas e teksteve shkollore shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Në Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.
“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.”- theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.
Më tej, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me masa të tjera për të mbështetur pakursyer Luginën.
Postimi i Cakajt në Facebook
Në ndërkohë një punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Atje do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.
Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.
Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën.