Shtatori "sfidon" Vlorën me 20 zjarre në katër ditë, Prefekti kritikon bashkinë për zjarrfikësit

Rreth 20 vatra zjarri janë regjistruar vetëm në javën e parë të shtatorit në Bashkinë e Vlorës, duke vënë në vështirësi forcat zjarrfikëse.  Situata më problematika u paraqit në Poro të martën ku u dogjën rreth 22 hektarë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj prefekti kërkon që përgjegjesit të dalin para drejtësisë.

Shtatori nisi mezjarre në Vlorë. Zjarrfikësit thonë se janë përballur me një situatë sfiduese.

"3-4 ditët e fundit kemi dalë mbi 20 herë, me kaqpersonel nuk e mbulojmë dot një situatë kaq të rëndë."

I frikshëm përnga përmasat ishte zjarri në fshatin Poro të hënën, ku sipas përllogaritjeve udogjën mbi 22 hektarë pyjë.

"Situata ishte jashtë kontrollit për shka të erëravetë forta, 22 hektarë janë dëmtuar nga zjarri."

Dyshimet janë sepjesa më e madhe e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale, ndajprefekti i Vlorës thonë se ka kërkuar që përgjegjesit të ndëshkohen.

"Po bëjmë atë që është detyra jonë, ti çojmë përparadrejtësisë."

Nuk mungoi asnjë kritike për bashkinë e Vlorës, që sipas tij duhet të ndërhyje në mënyrëemergjente për të modernizuar repartin zjarrfikës, i cili vuan mungesën epajisjeve dhe shpesh ndodhet në pamundësi për të bërë detyrën.

"Duhet ti modernizojmë në mjete, kapacitete dhepersonel të aftë. Jo të kemi personel të cilët nuk dinë sesi mbahet apodrejtohet."

Pas muajve tëverës, shtatori konsiderohet muaj me rrezikshmëri të lartë për zjarret, pasiështë koha kur fermerët pastrojnë tokat ose kullotat, nga ku kanë nisur pjesamë e madhe e zjarreve.