Shkodër, biodiversiteti përmes imazheve, 80 fotografi e piktura tregojnë ekosistemin
Fotografë e piktorë u bënëbashkë në një ekspozitë ku në qendër është biodiversiteti i pasur i Shkodrësdhe mesazhi shkoi për ruajtjen e natyrës.
Tësjellësh biodiversitetin përmes imazheve.
Ishteky frymëzimi që bëri bashkë 6 fotografë dhe 2 piktor për të sjellë plot 80imazhe fotografike dhe 20 ilustrime me gjallesa që gjenden në ekosistemin eliqenit të Shkodrës, lumit Drin.
Ekspozitae çelur në mjediset e qendrës “Arka” ka për qëllim të nxisë një debat të gjerëqë synon rritjen e ndërgjegjësimit për njohjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie qëgjendet në territorin tonë.
Irena Toçi: Dëshironim që të kuptonin njerëzit pasurinë që kanë.
Marjan Lukani: Liqeni i Shkodrës është shumë i madh dhe ka shumë pasuri, por është iharruar.
Fotografëtqë sollën këto imazhe të radha të shpendëve migrator dhe atyre që janë pjesë eterritorit shqiptar, apelojnë të ruhet mjedisi, për shkak se ndotjet dhendërhyrjet kanë ndërvepruar jo pak.
Denik Ulqini: Biodiversiteti ka pësuar goditjet e veta dhe ajo që mund të jetë ezakonshme, te ne është bërë e rrallë.
Rubin Mandija: Besoj se më ka rënë në sy shtimi i shpendëve, se nuk jemi mësuar për tëparë pelikan për herë të parë vitet e fundit.
Përveçekspozitës, nisma u finalizua edhe me botimin e një katalogu ku përmblidhet egjithë puna e bërë së bashku me shpjegimet përkatëse.