Kim: ShBA rithekson mbështetjen ndaj SPAK dhe BKH, reforma në drejtësi nuk do jetë e lehtë
Pas takimit të ambasadores Yuri Kim me krerëte SPAK dhe BKH, diplomatja amerikane ka reaguar në Twitter.
Ajo shkruan se gjatë takimit është shprehurdhe njëherë mbështetja për prokurorinë e posaçme antikorrupsion.
Kimthotë se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë dhe as e shpejtë por po bënpërparime.
"Utakova sot me Drejtorin e BKH-së Aida Hajnaj dhe Shefin e SPAK-së Arben Krajapër të ritheksuar mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk dotë jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojënë mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtuthelbësor për investimet e huaja" - shkruan Kim.
Takimi zgjati rreth 45 minuta në zyrën e ambasadores amerikane. Ajo shoqërohej dhe nga agjentë të FBI-së.
“Tashmëështë faza e përzgjedhjes së oficerëve të policisë gjyqësore dhe ambasada eSHBA ka dhënë një ndihmesë në këtë drejtim” raportoigazetarja e Ora News, Keti Banushi.
60 oficerë të policisë gjyqësore do të jenëpjesë e BKH dhe ky ka qenë edhe qëllimi i takimit.