Koronavirusi në Shqipëri, 147 raste të reja, 2 viktima dhe 199 të shtruar në spital

Këtë të martë (8 shtator) është ulur numri iviktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë humburbetejën me virusin.

Gjithashtu nga 830 testime të kryera u shënuan147 raste të reja. Pavarësisht se është parë një trend ulës i kurbës sëpandemisë, situata në spitale paraqitet e vështirë.

Aktualisht të në spitalet e posaçme COVID janë të shtruar 199 pacientë. Në krahasim me ditët e mëparshme, numri i të shëruarve është ulur.

Tëinfektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53qytetarë.

Shpërndarjagjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon -67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër,9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste nëKavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast nëDurrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Tështruar - Në spitalin Infektiv dhe "ShefqetNdroqi" po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. 

Viktima- Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve nëdy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dyqytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehimngushëllimet familjarëve.

COVID-19– Statistika (8 Shtator 2020)

Testime totale                   69558

Raste pozitive                    10553

Raste të shëruara            6239

Raste Aktive                       3993

Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44,Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6,Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2121

Durrës                 458

Shkodër              321

Lezhë                    227

Elbasan                173

Korçë                    150

Vlorë                     138

Kukës                    130

Fier                        130

Berat                     77

Dibër                     34

Gjirokastër        34