Shteti s'e bëri kurrë, besimtarët hapin pus për shkollën që s'ka ujë të rrjedhshëm

Shkolla 9-vjeçare e Alarupit në Pogradecqë prej ndërtimit nuk ka pasur kurrë ujë të rrjedhshëm, duke e bërë kështu thuajsemision të pamundur ruajtjen e higjienës me rikthimin në klasa në kushtet epandemisë. Atë që nuk e bënë autoritetet e kanë realizuar një grup besimtarështë cilët financuan hapjen e një pusi që i jep zgjidhje problematikës.

Nisja eprocesit mësimor në kushtet e pandemisë së koronavirusit do ta gjejë me ujëshkollën ku mësojnë 84 nxënës.

Në oborrpo hapet një pus posaçërisht për institucionin arsimor që ka vuajtur këtëproblematikë që prej ndërtimit rreth 10 vite më parë.

"Shkolla prej vitesh nuk ka pasurujë dhe ka qenë një probleme i madh."

Atë qënuk e bënë institucionet e shtetit e kanë realizuar një grup besimtarësh myslimanëtë cilët financuan projektin.

"Kjo iniciativë ka ardhur duke parënevojën e shkollës në lidhje me mungesën e ujit. Jemi mobilizuar me disabesimtarë për mbledhjen e fondeve për hapjen e këtij pusi për ujin."

Në pragtë nisjes së vitit të ri arsimor, shumë shkolla në qarkun e Korçës hasinproblematika të shumta që nga ato bazike siç është uji apo nevoja për ndërhyrje.

Porbashkitë e juglindjes duket dorëzuar në disa raste për shkak të pamundësisëfinanciare për ndërhyrje.