Gati komisioni për KQZ-në e re, 12 anëtarët e rinj në “duart” e Bylykbashit dhe Gjiknurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2020, 14:01
Opozita e bashkuarka vendosur të delegojë Oerd Bylykbashin si të besuarin e saj në komisionin eposaçëm të parlamentar që do të merret me kandidatët e Komisionit Qendror tëZgjedhjeve.
I dërguari i posaçëmi Partisë Demokratike do të jetë sërish përballë Damian Gjiknurit dhe 2deputetëve të tjerë socialistë, që ende mazhoranca nuk i ka përcaktuar emrat.
Ndërsa 3 kryetarëte grupeve parlamentare ja kanë besuar këtë detyrë Myslim Murrizit dhe EdmondStojkut.
Të enjten e 17shtetorit Kuvendi do t’i japë "OK" këtij komisioni për të kaluar nëfiltër të gjitha kandidatët që do të zënë 12 vendet e KQZ-së së rë.