Beqaj përjashton ndryshimet në qeveri: Zgjedhjet lokale, çështje e Presidentit

Ilir Beqaj, i besuari i Edi Ramës në bastionin edemokratëve, ka zhvilluar takimin e parë si drejtues politik  me strukturat e mbetura socialiste tëShkodres. Në një komunikim me mediat, Beqaj tregon se pse kryeministri Rama kamenduar që ai është njeriu i duhur për të sheshuar të gjithë pakënaqësitëbrenda socialistëve shkodranë.

Beqaj: Do të duhet të punoj më shumë medeputetët dhe socialistët e kahershëm dhe të rinj të PS-së së Shkodrës. Mekryetarin e partisë dhe kryeministrin kam një marrëdhënie që diskutoj sy më sydhe më zgjat shumë pak kohë marrja e vendimit.

Beqaj nuk e fajëson drejtpërdrejt Ditmir Bushatinpër gjendjen e PS në Shkodër, por kërkon të shmangë arsyen e vërtetë se psekolegu i tij socialist nuk ndodhet në këtë takim.

Beqaj: Zioti Bushati është deputet dhe këtënuk e vendosim ne është apo nuk është, por aktualkisht nuk ndodhet as në Tiranëdhe as në Shkodër.

Kryeministri, pak ditë më parë, deklaroi se askushnga deputetët nuk e ka vendin e sigurt në listë, ndërsa Beqaj mendon ndryshenga kryetari i tij.

Beqaj: Bërthamën e parë kryesore të përzgjedhjessë kandidatëve e kemi nga deputetët ekzistues.

Socialistët janë të vetëdijshëm që ministratshkarkohen dhe vendosen nga Rama, por nëse është momenti që mazhoranca të bëjëndryshime në kabinetin qeveritar, Beqaj bën analizën e tij pragmatiste.

Beqaj: Ndryshime 7 muaj e gjysmë parazgjedhjeve nuk janë të lehta të bëhen se vetëvetiu krijojnë një lloj boshllëkuedhe brenda dikastereve kur ndërrohen ministrat por ne kemi pasur rastin parakatër vitesh ku i ndryshuam ministrata 3 muaj para zgjedhjeve.

Bashkia Shkodër ka mbetur kalaja e fundit edemokratëve, por Beqaj mendon se për këtë zgjidhja është tek Ilir Meta.

Beqaj:Janë çështje që i di Presidenti,zgjedhjet një ditë do të behen. Përveç Shkodrës janë 4-5 bashki të tjera.

E gjithë bota po përballet me pandeminë dhe askushnuk e di se sa do të zgjasë, por socialisti Ilir Beqaj çudit me parashikimin etij, që edhe në 25 prill, Covid 19 do të jetë ende i pranishëm.

Beqaj: Jam i bindur se edhe me 25 prill2021 do të vazhdojë të funksinojë në kushtet e pandemisë.

https://youtu.be/3GW4q8tDYHk