Covid-19 në Kosovë: Rënie e ndjeshme e rasteve të reja, 5 viktima në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2020, 15:20
Kosovës të hënën i janë shtuar 85 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 432 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 568.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,204 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.