DW: Brukseli nuk e sheh marrëveshjen në Uashington si "historike"

Pjese nga nje shkrim i DW me titull: Dialog në Bruksel pas marrëveshjes "historike" në SHBA

Brukseli nuk ka reaguar pothuajse aspak lidhur me pohimet se është arritur "një marrëveshje historike", në Uashington.

Pas insistimit të mediave, në Bruksel u prononcua zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE, Peter Stano.

Jemi njohur me nënshkrimin e këtij dokumenti mes Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë. Presim të përshëndesim ekspertët dhe krerët e dy palëve, të cilët do të vijnë në Bruksel në fundjavë dhe gjatë javës që vjen do të vazhdojmë dialogun për normalizimin e përgjithshëm të raporteves mes Kosovës dhe Serbisë - sipas kritereve të drjetësisë ndërkombëtare dhe kriteve evropiane”, thotë Stano, citon DW.

BE ka shprehur rezerva ndaj dokumenteve të nënshkruara në fillim të vitit për normalizimin e trafikut ajror, hekurudhor dhe tokësor. Në Bruksel thonë se tani presin të shohin hapa konkret në realizimin e këtyre marrëveshjeve.

Njëkohësisht në Bruksel thonë se qëllimi i tyre është zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkrimi i një marrëveshje të obligueshme ligjore, me të cilën do të mbylleshin të gjitha çështjet e hapura.

”Pozitivë për ne janë të gjithë hapat që bëjnë Serbia dhe Kosova që çojnë drejt normalizimit të raporteve dhe vazhdimit të rrugës evropiane të këtyre dy vendeve", thotë Stano.

Kohët e fundit janë zbutur mosmarrëveshjet mes SHBA dhe BE për dialogun, sepse vetëm disa muaj më parë flitej për një "konflikt të hapur". Në deklarimet zyrtare flitet për "partneritet të ngushtë mes Brukselit dhe Uashingtonit" në çështjen e raporteve me Ballkanin Perëndimor.

”Komunikimi është përmirësuar por ende jemi larg koordinimit”, thotë për Deutsche Wellen, Bodo Weber. "SHBA-ja vazhdon të shikojë vetëm interesat e veta dhe nuk shqetësohet shumë për procesin që po zhvillohet në BE, i cili ka një qëllim shumë më serioz - normalizimin e raporteve dhe nënshkrimin e marrëveshjes së obligueshme gjithëpërfshirëse ligjore”.

Weber thotë se proceset në Uashington dhe Bruksel janë tërësisht të ndara dhe se të dyja këto procese kanë mangësi. "BE ka dëshmuar se nuk ka qëndrimet të përbashkëta dhe kështu po e dëmton dialogun e vet, ndërsa aministrata e Trumpit është unike, por ka për synim interesat e veta dhe jo interesat e Sebisë dhe Kosovës".

Zgjedhjet në SHBA
Analistët thotë se rezultate serioze në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të priten para zgjedhjeve presidenciale amerikane, të cilat mbahen në fillim të nëntorit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë në masë edhe raportet mes Brukselit dhe Uashingtonit edhe sa i përket normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

”Pavarësisht qasjes së re të Lajçakut dhe Borrelit ndaj dialogut, nëse diçka e tillë ekziston, ky proces aktualisht është i ngrirë për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Në rast të fitores së Bidenit do të ktheheni më binarin e vjetër, ku BE-ja do të ketë rolin udhëheqës në dialog, me një rol të fuqishëm të Gjermnaisë dhe mbështetjen e SHBA. Nëse mbetet Trumpi në postin e presidentit, atëherë mund të ketë ndryshime në motivet e politikës amerikane, e cila tani shikon vetëm zgjedhjet dhe mund të arrihet një "gentelman agreement" për ndarjen e punës në këtë proces", mendon Weber.

/DW/