Erdogan i shqetësuar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, i telefonon Thaçit
Njohja e Kosovës nga Izraeli dhe hapja e ambasadës nëJeruzalem ka shqetësuar edhe presidentin e Turqisë Regep Taip Erdogan I cili I katelefonuar persolisht presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Në konferencën për shtyp të paradites së sotme Thaçi tha se se e kishtesiguruar se kjo njohje nuk do të cënojë partneritetin strategjik dhe vëllazërorme Turqinë.
“Dua tju informoj se edhe shqetësimi që kemi marrë nga Liga Arabe e presidenti Erdogan sa i takon njohjes së ndërsjelltë Izrael- Kosovë. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kam diskutuar në telefon dhe kjo njohje nuk do të cënojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësor, e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemi aleatë më të mëdhenj e më të fuqishëm në rafshin e fuqizimit global të shtetit të Kosovës.”
Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke njoftohejse një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe semund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera
“Udhëheqjes së Kosovës i bëjmëthirrje që t’i përmbahen vendimeve në fjalë dhe të distancohen nga hapa tëkëtij lloji që mund të dëmtojnë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe tëcilët mund të jenë pengues në të ardhmen për njohjen e Kosovës nga shtete tëtjera”, thuhet në deklaratën eMinistrisë së Jashtme të Turqisë.