Thaçi kërkon ndjesën e Kurtit: Në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika pas shpine
Kosova kishtepredispozitat për një marrëveshje ekonomike me Serbinë vite më parë nëse nuk doishin shfaqur pretendimet e opozitës për pazare territoriale mes palëve.Presidenti Hashim Thaçi falënderon Amerikën për paktin e 4 shtatorit ndërsaindirekt fton ish-kryeministrin Albin Kurti të kërkojë falje për akuzat ndajtij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndeturmarrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, dhe ka shprehur pendesë qëpengesat e brendshme politike e shtynë për vite me radhë.
Në një dalje për shtyp, kreu i shtetit ia adresoi meritatpresidentit Donald Trump dhe emisarit të tij të posaçëm, Riçard Grenell, për ndërmarrjendiplomatike më serioze të dy dekadave të fundit.
Thaçi tha se Shtetet e Bashkuara dëshmuan se e dëshirojnëlirinë, shtetin dhe integrimin europian të Kosovës, por edhe akuzat e pabaza tëkundërshtarëve të dikurshëm të akordit.
Thaçi: Kjo ishte ndërmarrja diplomatike. Hasem nëvështirësi, akuza, pengesa, konspiracione të shumta nga shumë anë. Meformalizimin në Shtëpinë e Bardhë, të gjitha këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme dhe paragjykuese.
Sipas Thaçit, një skenë politike më unitare në Kosovë do ikishte kursyer vendit dy-tri vite negociata sikur të ishte tërhequr në kohë ngateoria se një marrëveshje do përfundonte me shkëmbime territoriale në disfavortë palës kosovare.
Thaçi: U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpinë e Bardhë, nukka pasur as harta dhe ndarje të Kosovës... Prandaj ata që kanë hedhur akuza tëtilla i ftoj që t’i kërkojnë falje qytetarëve dhe kombit për injorancën që ekanë treguar por edhe në të njëjtën kohë edhe për konfuzionin dhe mashtrimin qëkanë pretenduar t’ua sjellin qytetarëve të Kosovës.
Thaçi shtoi se zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të rejatë punës, mirëqenia sociale, projektet infrastrukturore dhe identifikimi i tëzhdukurve të luftës kanë qenë prioriteti i vetëm shtetëror.
Ndërsa për shqetësimin e ngritur nga Liga Arabe dhe Turqia,rreth pikës që parashikon njohjen e ndërsjellë me Izraelin, presidenti kosovartha se kjo e fuqizon Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.
Thaçi: Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kamdiskutuar me telefon dhe kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanëpartneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemialeat edhe më të mëdhenj dhe më të fuqizim në rrafshin e fuqizimit global tështetit të Kosovës.
Presidenti Thaçi kërkoi unitet të gjithë spektrit politikpozitë-opozitë në implementimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik meSerbinë, pasi çdo vonesë do i kushtonte vendit dhe do cenonte punën përkonsolidimin e tij brenda dhe jashtë vendit.